Çifti i preferuar Belen Rodriguez dhe Andrea Iannone po përjetojnë ditët më të këqija. Pak ditë më parë ata kanë qenë në një darkë familjare e nuk janë parë aspak të afërt me njeri-tjetrin. Sipas disa burimeve çifti nuk janë takuar dhe në një prej koncerteve të muzikës Jazz ajo ishte vetëm.
Çifti janë në krizë, e kanë zgjedhur të mos jetojnë në të njëjtën shtëpi. Kjo e fundit gjithashtu në një intervistë për “CHI” u shpreh se: “Për të gjetur veten në një person duhet që ai të jetë i ndryshëm gjithmonë. Duhet të ndryshojë gjithmonë peisazhi, të ketë njëherë det, ajër, mal, por është e vështirë të gjendet kjo në një mashkull sot”.
Edhe pse ai është shumë i dashur dhe bën çdo gjë për familjen, ndoshta këtë herë kanë marrë një vendim për ti dhënë fund çdo gjëje që kanë bashkë.