• |
ide | kryesore

Kanye West, kritikues për grimin e Kim

Paparazzi, Slider



Kim Kardashian dhe Kanye West janë një ndër çiftet më të komentuar.

Dhe kur vjen puna te grimi i Kim Kardashian, Kanye e ka të qartë çfarë mendon. Gjatë kursit të makijazhit që miku i saj, Mario Dedivanovic organizon, Kim u shpreh se Kanye nuk ja përton ta thotë haptaz atë që mendon për mënyrën si ajo lyhet. “Ai ka shpesh opinione të forta. Hyn në dhomë dhe thotë “A e di se i ke lyer faqet shumë rendë” apo “Çfarë po bën? Ajo nuk është forma jote e buzëve.”- ka treguar Kim. Por atij i pëlqen se si Mario e grimon bashkëshorten e tij dhe madje e ka telefonuar t’i kërkojë të rrijë gjithnjë në L.A.

“Ai e merr Marion në telefon pa më thënë mua! Dhe Mario shfaqet pa e ditur unë dhe thjesht thotë “Oh Kanye më telefonoi dhe më tha se kishe një emergjencë për grimin.”- ka përfunduar ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *