Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se mund ta nënshkruajë marrëveshjen e shumëpritur tregtare me Kinën, e cila ishte përballur me sanksione të rënda në 16 muaj të luftës tregtare midis dy fuqive të mëdha ekonomike.
“Ne jemi duke shikuar lokacione të ndryshme, por mund të jetë në Iowa”, tha Trump për gazetarët.
Trump dhe Xi pritej të nënshkruajnë marrëveshjen në Samitin e bashkëpunimit ekonomik të Kilit, por planet u hodhën poshtë pas anulimit tërheqjes së Kilit si organizues i Samitit.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë në zgjedhjet e vitit 2016 kishte fituar 51.1 për qind të votave në Iowa. Për herë të parë një republikan ka arritur të fitojë këtë shumicë në Iwëa që nga kandidimi i Ronald Reagan më 1980.