• |
ide | kryesore

Igli Tare surprizon Inter: Lazio gjen akordin me Giroud

Sport



Olivier Giroud është gjithnjë e më tepër pranë Lazio. Klubi bardhekaltër ka gjetur akordin me sulmuesin francez, datëlindja 1986, kryegolashënues në Europa League të sezonit të kaluar me 11 gola në 14 ndeshje, duke i ofruar lojtarit një kontratë deri në 2022 për 3,5 milionë euro në sezon. Për mbylljen e operacionit duhet pritur aprovimi i Chelsea, me të cilin Giroud është i lidhur me një kontratë deri në 30 qershor 2020. Igli Tare, drejtori sportiv i bardhekaltërve ka mundur kështu konkurencën e Tottenham, që insistonte mbi lojtarin, por edhe të Inter.

Nga ana e tij tekniku i Chelsea Frank Lampard nuk i ka bërë barrierë asnjëherë largimit të mundshëm, që në këtë sesion të merkatos të Giroud, që në këtë sezon me fanellën e Blues ka koleksionuar vetëm 7 prezenca mes Premier, Champions e Superkupës europiane. “Nëse gjërat do të shkojnë në drejtimin e duhur për të gjitha palët, atëherë mund të niset – ka thënë tekniku i Chelsea – Ka eksperiencë të madhe e ajo që dallon Olivier është që është një profesionist i madh”. Giroud mbërriti tek Chelsea nga Arsenal në janar 2018, kur në pankinë ishte Antonio Conte, për 20 milionë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *