• |
ide | kryesore

Aeroporti i Rinas, Eurocontrol ngre tarifat për avionët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rritet tarifa e terminalit për avionët në Rinas. ‘Eurocontrol’ organizata që merret me faturimin dhe mbledhje e tarifave të terminalit për llogari të Albcontrol ka publikuar tarifën e re të terminalit për të gjithë ato avionë që qëndrojnë në Rinas.

Sipas dokumentit të publikuar nga Eurocontrol tarifa e terminalit për vitin 2021 do të jetë 235.67 euro për avion ndërkohë që një vit më parë kjo tarifë ishte 227.48 euro duke shënuar kështu një rritje të kësaj tarife për çdo avion.

‘Tarifa e terminalit vendoset për çdo fluturim që niset nga Tirana International Aeroporti. Shkalla e njësisë së tarifës e zbatueshme nga 1 janari 2021 është 235.67 euro. Shkalla e interesit për pagesën e vonuar të tarifave terminale të zbatueshme nga 1 janar 2021 është 9.67% në vit. Këto tarifa janë të publikuara edhe në Shqipëri’- thuhet në dokumentin e Eurocontrol.

Në shpjegimin e Eurocontrol tarifat e terminalit marrin parasysh dy element së pari peshën e avionit që niset dhe së dyti njësinë e tarifës për aerodromin nga ku bëhet nisja. Rezultati që merret pasi bëhet shumëzimi i dy elementëve është vlera që paguhet për terminalin. Eurocontrol sqaron se vendet anëtare përcaktojnë zonat e tarifimit për terminalet që mund të jetë një aerodrom apo disa aerodrome që lokalizohen në një vend të caktuar ku ofrohen shërbime për të cilën duhet të paguhet tarifë.



8 Comments

  1. Ky ishte skandali i fundit i Kastratit..Tani pergatituni ta merrni avionin tek “komshinjte” se aeroporti do shkoxje per lesh, sikurse shkoi ne Porto Romano, Sikurse shkoi Sheratoni etj etj Lavatrice e Rames me leket e shqipetareve

    1. O Aldo qe ngele ne Bodrum.
      Lexoje prap artikullin se keta te Lapsit e korigjuan shume shpejt . E hoqen shume shpejt emrin e Kastratit si nga titulli ashtu dhe nga lajmi vete.
      Keta te laspit e dinin shume mire se tarifen nuk e ngre Kastrati por Europcontrol me kerkese te Albcontrol . Tarifa per cdo ulje avjoni eshte rritur me vetem 8 euro .
      Por meqe ju leverdiste Bushatit & Shkurdhakut ti deformojne lajmet per interes te tyre , e bene dhe ne kete rast. Dhe kur lexoj komentin tend dhe te disa trushplareve me poshte , them se ja arriti qellimit.
      Nese une do te isha Kastrati , do ti hidhja ne gjyq per shpifje kete portal .
      ( mbase prandaj e korrigjuan shume shpejt lajmin se e pane qe mund te humbnin miljona ne nje proces gjyqsor me Kastratin )

  2. E tmerrshme, te shkaterrosh te vetmin aeroport nderkombetar ne Shqiperi. Une per vete do udhetoj nga Prishtina. Hajt shnet.

    1. Uuuu sa te revoltuar po te shoh more Miri. Ti vendose qe do udhetosh nga Prishtin dhe jo nga Rinasi , bravo !
      Por cuditem se ti maksimumi deri tek hyrja e fshatit ke shkuar , jo me larg . Dhe atje mbase me gomar ke shkuar , jo me te udhetosh me avjon nga Prishtina.

  3. Ska lidhje Kasteati ktu, eurocontrol mbledh leket per Albcontrol qe eshte shoqeri mr kapital shteteror jo per aeroportin. Leket dmth nuk i shkojm aeroportit por Albcontrol.
    Mos ja fusni kot me kto tituj se tarifat i ka rrit shteti jo Kastrati.

  4. Para pak ditesh u dha lajmi se Eurokontrolli me qender ne Bruksel kishte bllokuar llogarite e Albkontrollit dhe u fol per nje shume prej 170 mije eurosh te konfiskuara. Kjo kishte te bente me 115 milionet qe qeveria shqiptare duhet t’i paguante Becketit per gjyqin ne arbitrazh. Ndoshta nuk eshte rastesi qe Albkontrolli pikerisht tani rrit tarifat e aeroportit.
    Tani, perveç 115 milioneve, qe Shqiperia ne nje forme, a ne nje tjeter do t’i paguaje deri ne qindarken e fundit, popullit i duhet te paguaje edhe çmime me te larta per biletat e avionit.

    1. Asnje euro nga ato 170 mije eurot nuk eshte konfiskuar per Bechetin. Ajo qe shkruan ti nuk ka kuptim . Pse me ato 8 urot qe rritet tarifa per ulje avjoni do paguhen 115 miljonet e Bechetit ?
      Fakti qe Albcontrol i ka kerkuar Eurocontrollit qe te rrise tarifen me 8 euro per avjon do te thote se shanci qe ato 170 mije eurot qe jane tashme tek Eurocontroll te konfiskohen jane zero .
      ( kur ti e di qe ato euro do konfiskohen , pse do ta rrisesh tarifen ? apo qe nga 170 mije euro te behen me shume ? )
      Apo komentove thjesh per te permendur Bechetin ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *