• |
ide | kryesore

Ben Affleck pyet publikisht JLO : Ku po e fsheh burimin e rinisë?

-Instant, Paparazzi, Slider



Jennifer Lopez së  fundmi ka pozuar për revistën ‘Instyle’ ku ka folur rreth jetës së saj personale por edhe profesionale.

Jennifer ka rrëfyer marrëdhënien e saj me fëmijët dhe ka zbuluar se shpesh ndihet fajtore që  nuk kalon shumë kohë me ta.”Duhet të gjesh balancën dhe unë përpiqem të bëj më të mirën e mundshme. Nuk ka rëndësi nëse jam në një vend tjetër apo në shtëpi, ne komunikojmë gjithë kohës, qeshim dhe kalojmë kohë bashkë. Dhe ndonjëherë madje i bezdis duke ju larë dhëmbët, duke i zgjuar për në shkollë, me gjithë gjërat që duhet të bëjnë. Nuk mund të filloj t’i listoj gjërat që fëmijët më kanë mësuar për veten time. Më duhet të shkruaj një libër të tërë për këtë gjë”, u shpreh Lopez. Gjithashtu pjesë e revistës ishin dhe ish partnerët e saj Marc Anthony dhe Ben Affleck të cilët treguan për raportin e tyre me këngëtaren .Ben vendosi ti bënte një pyetje publike këngëtares duke i kërkuar të zbulonte sekretin e rinisë.“Ku po e fsheh burimin e rinisë? Pse dukesh njësoj siç dukeshe në vitin 2003?”, ishte pyetja e Affleck.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *