Policia e Vlorës ka arrestuar 5 roje bregdetare të shpallur në kërkim prej disa muajsh pas ndalimit të një gomoneje me emigrantë në grykëderdhjen e Vjosës. Ata akuzohen për “Shpërdorim Detyre” kryer në bashkëpunim. Sipas policisë këta persona dyshohen se gjatë evakuimit të personave në bordin e mjetit lundrues, kanë shpërdoruar detyrën, duke mos siguruar shoqërimin e të gjithë personave të evakuuar gjatë operacionit për goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë, të migrantëve nga vendet e treta.
Të arrestuarit janë B. B., 38 vjeç, banues në Vlorë, R. Ç., 54 vjeç, banues në Vlorë, B. M., 26 vjeç, banues në Vlorë, S. B., 23 vjeç, banues në Vlorë, A. A., 34 vjeç, banues në Vlorë. Në janar të këtij viti arrit të shpëtoheshin 55 klandestinë, të cilët do trafikoheshin drejt Italisë me skaf, në kushtet kur deti ishte me dallgë rreth 5 ballë.
po dritat i kishin paguar?
🙂
Aha filloi tani trafiku!!Epo pse ja dhanë votën vlonjatët Ramës që të fillojnë trafikantët bisnesin!!!
Momerjumi I SKAFEVE QE PATI VENDOUR BERISHA E HEQEN PER TRANSPORT DROGE KLANDESTIN DHE KUNDRABAND KJO eshte rilindja. shume kollaj mund ti hedhin ne dete sepse kata skafist para 12-30 vitesh hedhnin malesoret ne dete tani per sirjanet se kane fare problem……..