• |
ide | kryesore

Hakimi, lamtumira nga Inter brenda 30 qershorit: për marokenin ndërhyn edhe Chelsea

-Instant, Sport



E sigurtë është se Achraf Hakimi do të shitet nga Interi deri më 30 qershor. Një shitje e dhimbshme, por e nevojshme për të siguruar të ardhurat për shoqërinë zikaltër. Tani i takon Marottas që t’ia shesë marokenin ofertuesit më të lartë dhe, pas PSG, edhe Chelsea gjithashtu ka lëvizur në ditët e fundit me synim të qartë. Në anën tjetër, Inter synon të ketë në tavolinë të paktën 70 milionë euro për lojtarin dhe, për këtë arsye, asnjë shkëmbim teknik nuk do të pranohet. Blutë kanë vendosur të përfshijnë Emerson Palmierin dhe Andreas Christensen në negociata, por zikaltrit kanë bërë të ditur se ata duan vetëm para.

Negociatat me PSG për shitjen e Hakimit, ndërkohë, mbeten të bllokuara, pas refuzimit nga Inter të ofertës së klubit parisien prej 60 milion. Inter nga ana e tij nuk ka ndërmend të bjerë nën 80 milionë. Një ngërç që nuk do të thotë thyerje por që në planin afatgjatë gjithashtu mund të ndryshojë planet e zikaltërve, duke zhvendosur “sakrificën” diku tjetër për të përmirësuar llogaritë e klubit. Nuk është rastësi që kanali me Atletico Madrid mbetet i hapur për Lautaron: për argjentinasin arsyetohet për shifra edhe më të larta se marokeni (90 milionë). Toro është sigurisht një pikë fikse në planet e Simone Inzaghit, megjithatë, në mënyrë paradoksale zëvendësimi i tij mund të jetë më i lehtë sesa do të ishte me Hakimin: një emër mbi të gjitha ngacmon imagjinatën e trajnerit të ri të zikaltërve dhe është ai i Raspadori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *