• |
ide | kryesore

Jennifer Lopez reagon ndaj fejesës së Marc Anthony

-Instant, Paparazzi, Slider



Jennifer Lopez ka reaguar së fundmi ndaj fejesës së ish bashkëshortit të saj, Marc Anthony.

Një burim ka treguar për HollywoodLife se këngëtarja ndihet e lumtur për Anthony dhe u ka dërguar urimet e saj ciftit.

“Jen pushoi së paturi një mendim për jetën romantike të Marc shumë kohë më parë. Kanë kaluar kaq shumë vite që kur ata u ndanë  dhe ata të dy kanë vazhduar me njerëz të tjerë”u shpreh burimi.

Partnerja e këngëtarit, Nadia, 23 vjeç, postoi në Instagram më 13 maj unazën e saj me diamantë pasi ai i propozoi  në Miami. Kjo do të jetë martesa e katërt e Marc pas martesës së fundit me Jennifer Lopez nga viti 2004 deri në 2014.

Lopez u fejua me Ben Affleck  në prill të vitit 2022, një ngjarje e cila thuhet se u prit mirë edhe nga ish-bashkëshorti i saj. “Marc nuk ishte gjë tjetër veçse i lumtur për Jen kur mësoi për fejesën e saj me Benin”,shtoi burimi./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *