Ka bërë xhiron e medieve një gafë e ish-Presidentit amerikan George W Bush. Ai ka dënuar “pushtimin brutal dhe të pajusifikueshmë të Irakut” …nga Vladimir Putin.
Në fakt ishte duke folur për Ukrainën, por nuk dihet se pse mendja i rri vetëm te Iraku dhe që disa e kanë konsideruar një lapsus frojdian.
Bush e bëri gafën gjatë një fjalimi në Dallas të Teksasit, ku po fliste për rëndësinë e zgjedhjeve të ndershme. Ai tha, “vendimi i një njeriu për të nisur një pushtim krejtësisht të pajustifikuar dhe brutal të Irakut… e kam fjalën për Ukrainën”.
Bush ishte president gjatë pushtimit të Irakut të udhëhequr nga SHBA në vitin 2003 për armët e shkatërrimit në masë që nuk u gjetën kurrë. ©LAPSI.al
Eshte nje lapsus o rroçka! Kaq!
What’s NEW??!! Ameriken e drejtojne nje tufe idjotesh dhe komunistesh. KAQ.
Rtespkt per kete Bosmanin kompetent
Gjuha shkon atje ku dhemn me shume