• |
ide | kryesore

Spalletti operoi në fshehtësi klavikulën e frakturuar, por lajmi doli: “Falenderoj spiunin që e shpërndau”

-Instant, Sport



Një incident me pasoja për Luciano Spallettin. Gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes Napoli-Liverpool, trajneri toskan zbuloi se i ishte nënshtruar një operacioni në klavikul dhe rrëfeu atë që ndodhi të dielën dhe të hënën. Në orët e fundit tashmë ishin përhapur disa lajme në lidhje me gjendjen shëndetësore të ish-teknikut të Inter. Lajm që nuk kishte gjetur konfirmim, të paktën deri në konferencën për shtyp. 63-vjeçari duke folur për gazetarët ka dashur të falënderojë me sarkazëm edhe ‘spiunin’ që ka shpërndarë lajmin për aksidentin e tij.

Trajneri u dëmtua gjatë fundjavës: “Unë u aksidentova mëngjesin e së dielës, teksa po vija në Castel Volturno për Sirigun dhe Demme. Pësova frakturë në klavikul. Njoftova mjekët tanë, ishte koha e drekës. Kisha dhimbje, kështu që shkuam në klinikën Pineta Grande për kontrolle. Nga radiografi u evidentua thyerje e kockës së klavikulës”.

Spalletti shkoi në Milano për operacionin, por më pas u kthye menjëherë në Napoli: “Më vunë në dispozicion kryemjekun e Traumatologjisë në Humanitas në Milano, ku u treguan shumë të sjellshëm. Bëra kontrollet dhe mbërrita në Milano në orën 4 të mëngjesit: ishin aty duke më pritur, në orën 11.30 më gjetën një hapësirë për të më operuar. Dola nga salla në orën 15.00, ika nga spitali në orën 19:00 dhe përmes një shoku arrita të kthehem në Castel Volturno, sonte në orën 3.30”.

Tekniku u kthyer menjëherë në Qendrën e Stërvitjes ku me sa duket ka një ‘spiun’: “Kam munguar vetëm në stërvitjen e djeshme. Falenderoj edhe ‘spiunin’ në Castel Volturno që ka përhapur lajmin, ka në cdo qendër stërvitore dhe ka edhe këtu. Ka nga ata që jetojnë për këto gjëra këtu, përndryshe nuk kanë vend nëpër gazeta”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *