• |
ide | kryesore

Ëndërra kualifikim e Ballkanit përplaset me portierin e Slavias: çekët fitojnë 1-0 në Fadil Vokrri

-Instant, F1, Sport
Vokrri



Kualifikimi në fazën me eliminim direkt në Conference League mbeti një ëndërr në sirtar për Ballkanin. Skuadra e Ilir Dajës u dorëzua 0-1 përballë Slavia Prague, duke mbetur e fundit në grup e pa shpresa në transfertën e fundit në Rumani kundër Cluj. Në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, vendosi një gol i Lingr 15 minuta nga fundi, që i dha suksesin Slavias.

Në një ndeshje të ekuilibruar, ku mungesat që kishte Ballkani u ndjenë shumë, ndodhi gjithcka në pjesën e dytë të ndeshjes. Një gol i shënuar nga Lingr, në minutën e 75-të, kaloi Slavian në avantazh. Kjo bëri që suharekasit të mos kishin asgjë për të humbur. Kampionët e Kosovës kishin 2 raste të pastra për të barazuar ndeshjen, në fundin e kohës së rregullt dhe në shtesë. Vendimtar portieri Kolar, që mbajti në lojë Slavian, ende me shpresa për kualifikim. Ballkani e provoi, por nuk mund të bënte më shumë. Në fund ishin cekët ata që festuan.

Lexo më tej: Video/ Ballkani përmbyset nga dy devijime: Ilir Daja kalon nga i pari në i fundit në 9 minuta

Skuadra e Ilir Dajës u duartrokit nga publiku në Fadil Vokrri, për lojën e zhvilluar. Por me katër pikë në 5 ndeshje përshëndet kompeticionin. Slavia, me 7 pikë, në ndeshjen e fundit do të presë kryesuesit e Sivasspor me 10. Në ndeshjen tjetër, Cluj me 7 pikë pret Ballkanin, me grupin G që rrezikon të shohë në fund tre skuadra me nga 10 pikë.

REZULTATET E MBRËMJES

Europa Conference League Group A
Hearts 2-1 RFS
Europa Conference League Group B
West Ham United 1-0 Silkeborg
Europa Conference League Group E
SC Dnipro-1 1-0 Apollon Limassol
Europa Conference League Group F
Molde 2-3 Djurgaarden
Shamrock Rovers 1-1 Gent
Europa Conference League Group H
Basel 2-2 Zalgiris Vilnius
Slovan Bratislava 2-1 Pyunik
Europa Conference League Group G
Ballkani 0-1 Slavia Prague
Sivasspor 3-0 CFR Cluj



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *