• |
ide | kryesore

Kim K zbulon detaje të tjera nga përgatitja e saj për Met Gala

-Instant, Paparazzi, Slider



Kim Kardashian ka treguar së fundmi më shumë rreth procesit intensiv të përgatitjes për të veshur fustanin e Marilyn Monroe në  Met Gala 2022.

“Nesër është Met Monday. Unë nuk kam fjetur shumë, sepse na është dashur të rrinim zgjaur për t’i lyer flokët biondë”, tha Kim në episodin e ri të së enjtes të Hulu “The Kardashians”. “Procesi është kaq i lodhshëm. I bezdisshëm.  Është përkushtim.” Gjatë klipit, themeluesja e Skims foli gjithashtu për gjërat që kërkohen për të veshur fustanin ikonik të Monroe.

“Askush nuk mund të më prekë,” tha ajo. “Nëse dikush më prek, fustani bëhet pis. Është shumë e rrezikshme. E gjithë kjo humbje peshe, lyerja e flokëve për 30 orë, largimi nga hoteli , mbërritja atje, ndryshimi në tapetin e kuq, pastaj ndryshimi përsëri në një kopje të fustanit sepse nuk mund të rrezikoj të ulem në të dhe të ha darkë  është e gjitha për  10 minuta të jetës sime. Vetëm për kaq”, u shpreh Kardashian.

Duke parashikuar reagimin e ashpër që do të merrte më vonë për veshjen e pamjes së Monroe-s në Met, ajo shtoi: “Jam pak nervoze që disa njerëz do ta urrejnë. Ata do të thonë: “Si guxon ajo të mendojë se mund të futet në fustanin e Marilyn-it” … dhe i kuptoj .”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *