Vendimet e Gjykatësit sportiv në lidhje me ngjarjet në gjysëmfinalen e parë mes Juventus e Inter kanë mbërritur. Juan Cuadrado është skualifikuar për tre ndeshje për sherrin në fund të ndeshjes me Samir Handanovic. Portieri i Inter ia hodhi me vetëm një ndeshje ndalim. Një takim edhe për Romelu Lukaku, i përjashtuar në fund nga Massa për kartonin e dytë të verdhë. Belgu e mori të parin për faull ndaj Gatti dhe pastaj për festimin provokues para tifozëve të Juventus pas penalltisë. Gjykatësi sportiv e sanksionoi Juventus edhe “me detyrimin për të luajtur një ndeshje në sektorin e quajtur “Tribuna Sud”, niveli i parë, pa spektatorë”. Ultrasit janë penalizuar për thirrjet raciste kundër Lukaku. Klubi bardhezi u gjobit gjithashtu me 4000 euro (hedhje e objekteve në fushë). Ndërsa drejtuesi i Inter, Dario Baccin u gjobit me 20,000 euro për fyerje të arbitrit.
Lexo më tej: “Grushti i Cuadrado ndaj Handa, sharjet për Massa”. Inspektorët federalë kanë parë gjithçka ndodhi
Cuadrado, që ishte i paralajmëruar, do të humbasë tre ndeshje për grindjen me Handanovic. “Ai e tërhoqi fuqishëm, duke i vendosur duart rreth qafës dhe duke e goditur me grusht në fytyrë. U nda me forcë nga lojtari kundërshtar falë ndërhyrjes së disa shokëve të skuadrës”, thuhet në motivacionet e Gjykatësit sportiv. Një ndeshje skualifikim për portierin e Inter, Samir Handanovic për të njëjtin motivacion. Sulmuesi i zikaltërve Romelu Lukaku një ndeshje dënim për “kartonin e dyfishtë të verdhë. Për sjellje të pahijshme ndaj kundërshtarit dhe për sjellje jo të rregullt në fushë”. Për Cuadrado dhe Handanoviç edhe 10 mijë euro gjobë.
Great instinctive reactions from @MattiaPerin 🧤 pic.twitter.com/dcpgMGJ3nG
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) April 6, 2023