Ka nisur me tensione seanca e sotme plenare. Deputetët e opozitës janë ulur në karriget e ministrave në Kuvend. Ka qenë kryedemokrati Sali Berisha ai i cili ka ndarë pamjet live brenda Kuvendit, ku shihet se të pranishëm janë vetëm deputetët e opozitës.
Përplasjet në Kuvend vijnë si pasojë e bllokimit që mazhoranca socialiste i ka bërë Komisioneve Hetimore dhe përfaqësimit të opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore.