• |
ide | kryesore

A po dështon Facebook të mbajë nën kontroll llogaritë fiktive? 270 milion prej tyre…

Stil



Gjigandi social Facebook sot numëron mbi 2 miliard llogari aktive, por 270 milion prej tyre janë raportuar nga vetë kompania si jolegjitime.

Rrjeti social njoftoi se kishte zbuluar më shumë llogari të rreme dhe të dyfishta sesa kishte llogaritur fillimisht.

Ky lajm erdhi gjatë raportit financiar ku kompania tha se kishte pasur rritje të fitimit në 4.7 miliard dollar për tre mujorin e tretë të vitit.

Llogari të rreme konsiderohen edhe ato të bizneseve dhe organizatave që figurojnë si profile dhe jo faqe.

Kjo nuk është hera e parë që numri i përdoruesve të rrjetit social vihet në dyshim. Facebook momentalisht është edhe nën trysninë e hetimeve amerikane, nëse është përdorur nga rusët si platformë për të influencuar zgjedhjet presidenciale të zhvilluara në 2016-tën, ku edhe fitoi Donald Trump. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *