• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shikoni dy golat e Sadikut kundër Turqisë

F1, Sport



Ka përfunduar me rezultatin 2-0 në favor të kuqezinjve pjesa e parë e takimit miqësor mes Turqisë dhe Shqipërisë. Golat u shënuan të dy nga Sadiku pas pasimeve të marra nga Odise Roshi në krah të djathtë. Golin e parë Sadiku e shënoi në minutën e 24-t me këmbë ndërsa të dytin në minutën e 39-të me kokë. Në minutën e 41-të, Ledian Memushaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar në mesfushë duke bërë Shqipëria të mbetet me 10 vetë. Në përballjet direkt me turqit, kuqezinjtë kanë arritur të marrin 3 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *