ide | kryesore

Me një pasuri që shkon deri në 5.5 milion euro, ky është kryebashkiaku më i kamur në Shqipëri

Lajme, Të fundit

Vlera e pasurisë së tij të paluajtshme kap një vlerë mbi 5.5 milion euro. Edhe pse kryebashkiaku i një bashkie të vogël, Gjon Gjonaj, rezulton si një ndër kryebashkiakët më të pasur në Shqipëri. Pasuria e tij buron nga veprimtari të mëparshme në fushën e biznesit. Në deklaratën fillestare të pasurisë, duke iu referuar të dhënave të përditësuara nga Open Data, kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj, deklaron se është pronar i gjysmës së Hotel-Turizmit të Pukës me vlerë 1 650 000 euro si dhe pronar me 50 % i një magazine frigorifer, me sipërfaqe 10 mijë m2, në Kurbin të Laçit, me vlerë 1 450 000 euro, bën me dije Report TV.

Gjon Gjonaj është gjithashtu pronar me 34 % i një impiant për nxjerrje mermeri në fshati Kolosjan të Kukësit, me vlerë 1 800 000 euro. Kreu i Bashkisë së Pukës është pronar i dy apartamenteve në Tiranë, me sipërfaqe 150 m2, më vlerë 90 mijë euro si dhe i një shtëpie banimi me sipërfaqe 148 m2, me vlerë 88 mijë euro.

Ai ka në pronësi gjithashtu dy apartamente me sipërfaqe 158 m2, me vlerë 86 mijë euro, garazh me sipërfaqe 45 m2, me vlerë 11 250 euro, shtëpi me sipërfaqe 146 m2, në fshatin Luf të Pukës, më vlerë 3 000 000 lekë, shtëpie dykatëshe me sipërfaqe 197.5 m2, toke arë me sipërfaqe 3096 m2, plus lokal me sipërfaqe 112 m2, plus magazinë dhe servis me sipërfaqe 90 m2, në Xhafzotaj, Durrës, me vlerë 300 mijë euro.

Kreu i Bashkisë së Pukës është gjithashtu pronar i një tokë bujqësore me sipërfaqe 3000 m2, në fshatin Luf të Pukës, me vlerë 1 500 000 lekë, pronar i një shtëpie banimi me sipërfaqe 100 m2, në fshatin Luf të Pukë, me vlerë 1 000 000 lekë, pronar i një toke arë me sipërfaqe 16 044 m2 në Barbullojë të Lezhë, më vlerë 64 176 000 lekë si dhe i një toke arë me sipërfaqe 6500 m2, në fshatin Luf të Pukës, me vlerë 1 200 000 lekë.

4 Comments

  1. Sna interesojne cka, na intereson, se si I ka bere. Menyra se si e jepni informacionin ju si gazete eshte pa vlere.

    Se kuptoj se cfare do te arrije gazeta me kete lajm.

    Lerini muhabetet e kurvave, po beni investigim e folni me fakte nese ka abuzuar apo jo.

    Te tjerat jane lloqe Kavaje.

    Armando dhe Andi, ndryshoni formen e dhenies se informacionit se keshtu se keni te gjate.

  2. Ska rendesi sa ka, si jane bere eshte halli! Nqs i ka bere ne menyre te rregullt zoti ia shtofte, po nqs jo, i heqte vitet e jetes se kalamajve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu