• |
ide | kryesore

Pse shqiptaret e show bizit (Bleona dhe Bebe) vishen si prostituta?

Blog

Sot dy këngëtare shqiptare, njëra që ka eksportuar drejt perëndimit të gjithë buqetën e shijeve vulgare që mbart ky vend dhe tjetra të cilës bota e qytetëruar nuk i’a ka mposhtur dot prejardhjen, janë bërë gazi i botës në ceremoninë e çmimeve “American Music Award 2017”. Një sërë mediash britanike dhe amerikane i kanë renditur ato mes personave pjesmarrës të veshur më keq. Fjala është për Bleona Qerretin dhe Bebe Rexhën (lexo dy shkrimet poshte +fotot) për të cilën Daily Mail shkruante: “Këngëtarja 28 vjeçare Bebe Rexha nuk i la shumë hapësirë imagjinatës, në fustanin e saj thuasje transparent, i cili ishte i ngjitur pas trupit të saj duke e rrezikuar pamjen e saj, gjykuar sidomos nga një distancë e caktuar”.

Në fotot e saj të postuara ngado shndërrit një vulgaritet imponues dhe një paturpësi tej limiteve për t’iu imponuar publikut me anën më groteske të të qenit femër. Mjafton të shohësh fotot nga pas të Bebes për tu bindur për këtë.

Edhe Bleona, pionieria e paraqitjeve skandaloze në të këtilla evente nuk ka mbetur pas. Ajo përsëri, ashtu si në 2014 është renditur në listën e të ftuarve të veshur më keq me veshjen e saj nga Laurel De Witt. “Shumë shalë, disa të brendshme në ngjyrë argjendi dhe asgjë më shumë” Komentoi për të Daily Mail. Dhe si të mos mjaftonin këto titulli i gazetës ishte: “Halloëëeen ishte në muajin e kaluar”.

Në këtë këndvështrim, si shqiptare ato e njollosin kombin e tyre të origjinës më shumë se shqiptari më i urryer i Amerikës, Martin Shkreli, që spekullonte me çmimet e medikamenteve apo se i shumë kërkuari Klodian Çopja që çmendi gjithë Anglinë.

Ato po bëhen simbole të vulgaritetit shqiptar në perëndim.

Por e keqja më e madhe nuk qëndron tek ky mëkat. E keqja më e madhe është në tjetër vend. Duke përdorur truke të tilla, për të rënë në sy me çdo çmim, për të tërhequr vëmendjen e fotografëve, për të bërë që emri i tyre të lakohet në mediat perëndimore (s’ka rëndësi qoftë edhe për keq) ato krijojnë një keqkuptim.

Shumica e mediave trushpërlarse të këtij vendi dhe shumica e portaleve që dinë të bëjnë vetëm “copy paste” fillojnë dhe flasin pa pushim për shtypin amerikan dhe britanik që ka botuar fotot e Bleonës, Bebes apo të ngjashmeve të tyre.

Dhe kjo epidemi ka dy rreziqe. Së pari ajo shumfishon mungesën e shijes dhe trasgresionin vulgar që vihet re tek adoleshentet që dalin te blloku dhe shkojnë të pinë një lëng portokalli me shoqet, të veshura sikur do marrin pjesë në një party me dita të kuqe.

Si e ka paraqitur revista Who performancen e Bleones (Lart) dhe gazeta Tema ate te Bebes (poshte)

E dyta, ato rrënjosin mendimin e lehtë dhe të rremë se për të pasur sukses, nuk ka rëndësi mos kesh zë, por njësoj si Bleona majfton të nxjerrësh të pasmet dhe cicat, për të çarë përpara në jetë.  

Në këtë kuptim më shumë sesa dëmtojnë imazhin e femrës shqiptare në botë, paraqitje si ato të “American Music Award 2017”, krijojnë mendim të gabuar për rrugën drejt suksesit. Prandaj më shumë sesa një kartolinë e shëmtuar që i dërgojmë perëndimit ato janë një pasqyrë e gabuar ku shohim të përçudnuar vetveten.

T Çela

 

3 Comments

  1. Artikull i shkelqyer . Por problemi eshte se ato jane parada prostitucioni dhe te ishin ndryshe nuk do ti pranonin keto prostitutat tona

  2. Sigurisht qe eshte menyra e gabuar per te ecur perpara ne jete sepse perqendrohet tek dicka kalimtare sic eshte pamja e jashtme. Vitet e rinise ikin shpejt dhe trajtimet e metejshme per t’i zgjatur apo rikthyer prodhojne pamje qesharake dhe shpesh here neveritese. Ne rastin me te mire tregojne se personi vuan nga narcisizmi, crregullim te cilin mendja e njeriut eshte e supozuar ta korrigjoje shume heret ne jeten e vet, dhe jo ta transportoje ne jeten e rritur. Ne rastin me te keq tregon deshperim, nga pamjaftueshmeria e suksesit karshi konkurrences, ose kur ke ngelur 50 vjec pa burre dhe po ekspozohesh deshperimisht per ndonje te ngelur si ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu