• |
ide | kryesore

Jennifer Lawrence: U ndava me Darren sepse ma solli në majë të hundës me filma

Paparazzi, Slider



Çifti ka patur një bashkëpunim të suksesshëm në filmin “Mother!” me regji të Aronofskyt ku Lawrence kishte rolin e protagonistes. Gjatë gjithë kohës ata janë përpjekur ta mbajnë sa më larg mediave lidhjen të cilën e deklaruan hapur vetëm gjatë premierës së filmit në shtator. Por pikërisht ky film ka qenë arsyeja përse lidhja e tyre mori fund.  Lawrence është shprehur se ndarja ka ardhur pasi Aronofsky fliste jashtëzakonisht shumë për filmin e arriti një pikë që ajo thjesht nuk po duronte dot më.Unë po bëja një detyrë të dyfishtë duke u përpjekur të isha një partnere mbështetëse, deri në një pikë sa mendova: A mund të jemi thjesht dy të dashur për atë zot dhe të mos mendojmë për filmin të paktën një sekondë? Ne ishim bashkë në turne, vija në hotel dhe gjëja e fundit për të cilën doja të flisja ishte “Mother!” ndërsa ai vinte dhe më thoshte që do të fliste vetëm për të. Mendova se kjo gjë nuk është e shëndetshme për marrëdhënien”,- u shpreh aktorja në një intervistë përt Variety’s Actors.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *