• |
ide | kryesore

VIDEO/ Top Channel futet në sherrin mes Mustafa Nanos dhe Ilda Bejlerit

Sport

Debatit dhe replikave ne distance mes analistit Mustafa Nano dhe moderatores Ilda Bejleri, per veshjen e kesaj te fundit, me sakte zhveshjen e saj ne ekran, ka tërhequr vëmendjen edhe të Top Channel, qe i ka kushtuar nje editorial kësaj çështje.

“Drejtuesit e emisioneve në Shqipëri nuk prodhojnë debate vetëm me të ftuarit që kanë në studiot e tyre. Por, ata përfshihen në debate edhe me njëri-tjetrin, edhe kur nuk kanë të njëjtin profil. Janë njerëz që shkaktojnë polemika dhe nga dita në ditë bien më shumë në sy me gjërat që bëjnë, si ato profesionale, por edhe nga jeta e tyre personale” – thuhet në komentin e TCH. (video më poshtë)

“I fundit është rasti i Mustafa Nanos, që në programin e tij televiziv “Provokacija” ka komentuar veshjet e dy vajzave të ekranit. “Bora Zemani dhe Ilda Bejleri janë provokuese në veshjet e tyre në programet televizive”, tha ai, duke shkuar edhe më tej, me përshkrimin e imtësishëm sesi ato provokojnë. Madje, krahasimi arriti deri te kryqëzimi më i famshëm i këmbëve në historinë e kinemasë, atë të Sharon Stone në filmin “Basic Instinct”.
“Të shtunën e shkuar, në mbrëmje unë po shihja ndeshjen Napoli-Roma. E pas ndeshjes ishte programi ‘Zona Gol’. Është një program që drejtohet nga një vajzë tjetër, vërsnike e Borës, quhet Ilda Bejleri. Veshja e Ilda Bejlerit ishte e trishtueshme, ishte vulgare, ishte e pashijshme, gati-gati ishte fyese. Një fustan si këmishë nate, shumë i shkurtër, tmerrësisht i shkurtër. Shumë i ngjitur pas trupit, tmerrësisht i ngjitur pas trupit. Një moderatore televizive, sipas meje nuk duhet të vishet në këtë mënyrë”, – thoshte në emisionin e tij Mustafa Nano.

E ndërsa Bora Zemani ka zgjedhur të heshtë, Ilda Bejleri reagoi përmes rrjeteve sociale dhe i ktheu përgjigje Mustafa Nanos edhe në emisionin “Wake Up” në Top Channel.

“Me sa di unë, Mustafa Nano nuk është as Chanel, as Karl Lagerfeld. Edhe në Itali po t’i shohësh, unë madje mund t’iu tregoj edhe kolazhe videosh… Mendoj që jam më e veshur sesa gazetaret atje. Mustafa Nano mendoj se e ka personale, por besoj se ne, si pjesë e sportit dhe medias, nuk krahasohemi fare me disa fusha të tjera të artit”, deklaronte Ilda Bejleri.

Debati shpërtheu edhe në rrjetet sociale, ku edhe komentuesit janë të ndarë. Po ashtu edhe kolegë gazetarë u përfshinë në këtë debat, ndërsa pyetja që ngrihet nuk është sesi duhet të vishen njerëzit e ekranit, por a kapërcehet etika dhe a mund të flitet me këtë gjuhë për kolegë, dhe pse ata ndajnë ekrane dhe profile të ndryshme?

Megjithatë, shija dhe e bukura janë personale dhe vështirë të përcaktohet se kush nga të dy ka të drejtë. Bota e ka kaluar këtë debat dhe duket se tashmë është radha e Shqipërisë, ekraneve dhe njerëzve të saj” – shkruan Top Channel.

3 Comments

  1. Nje minute! Ja unë mbështes Ilda Bejleri. Ne duhet të respektojmë vetëm njerëzit që punojnë me ndershmëri për çdo punë që kryejnë dhe në mënyrën se si ata kryejnë. Nëse do të ishte zgjedhja jonë e vetme, nuk do të vdisnim asgjë. Pra, ka kushte dhe kushte që na detyrojnë.

  2. ilda Bejleri di nga futbolli aq sa cdi Skenderbeu nga interneti ,sa per veshjen ,i duhet te terheqe vemendjen se nga goja nuk eshte atraktive fare ,flet per sportin si nje njeri qe sja ka haberin njelloj si marina tek manushi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu