Reperja e famshme Cardi B është një ndër ato personazhe të famshëm që e shpreh hapur opinionin e saj e gjithashtu është e vetmja e cila ka dalë kundra lëvizjeve #MeToo dhe #TimesUp.
Së fundmi 25-vjeçarja ka dhënë një intervistë për numrin e ri të revistës prestigjose “Cosmopolitan” që do të publikohet në prill, dhe duket se fjalët e saj kanë thumbuar të gjithë mbështetësit e fushatave kundra ngacmimeve seksuale në Hollywood e jo vetëm. Card B ka rrëfyer se këto lëvizje nuk kanë vlerë, ato thjeshtë bëjnë zhurmë dhe nxjerrin në pah skandalet e industrisë por në të vërtetë askush nuk merr masa serioze për mbrojtjen e viktimave të këtyre sulmeve.