• |
ide | kryesore

Conchita: Jam e prekur nga HIV

Paparazzi, Slider

Fituesja e “Eurovision”-it e cila para tri vitesh u komentua shumë për look-un e saj, Conchita, me anë të një rrëfimi shumë të sinqertë ka treguar se ajo është e prekur nga HIV-i dhe nuk mundej më ta mbante përbrenda këtë sekret që e ka munduar gjatë.

Më poshtë rrëfimi i saj i plotë:

“Sot është dita për të qenë e lirë nga një shpatë që e kam pasur në kurriz gjithë këto kohë. Kam shumë vite që jam e prekur nga HIV-i. Në fakt me shumë të drejtë ju do të thonit se ky nuk është një informacion i cili ju intereson ju si ndjekës të mi, por duke qenë se ish i dashuri im më kërcënon se do të ma nxjerrë një ditë, ndaj po jua them vetë në mënyrë që mos ja lejoj askujt të më bëjë presion me jetën time.

Që kur e mora vesh se isha e prekur nga kjo sëmundje e tmerrshme, jam në ndjekje mjekësore të vazhdueshme. Por sërish, nuk është se ka shpresë për mua. Ka dy arsye se pse nuk dua të vdes: Familja ime, që më kanë suportuar pa kushte që në ditën e parë dhe miqtë e mi të cilët tashmë e dinë të vërtetën dhe nuk dua që të shprehin keqardhje për këtë.

Është më mirë që diçka ta themi me zë të lartë se sa të na brengosë nga brenda. Shpresoj që me këtë që po bëj të jem një shtysë për të frymëzuar të gjithë ata të cilët po vuajnë si unë dhe po vuajnë në heshtje.

Për fansat e mi: Informacioni se unë jam me HIV mund të jetë i ri për ju, por jo për mua. Unë jam mirë, e fortë dhe e motivuar për të vazhduar betejën deri në fund. Faleminderit për suportin!”

Ndërkohë pas këtij rrëfimi, mijëra fansa kanë shkruar se do ta suportojnë këngëtaren e tyre të preferuar edhe më shumë tashmë që ajo i hapi zemrën për një çështje kaq delikate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu