• |
ide | kryesore

Personazhet e famshëm që e kanë të ndaluar të hyjnë në Angli

Paparazzi, Slider



Anglia është një ëndërr e shumë njerëzve por jo të gjithë e arrijnë këtë. Teksa shohim personazhe të ndryshëm që shkojnë, ndoshta ndihemi edhe pak xhelozë.

Por tani qetësohuni, sepse ka edhe nga ata personazhe që u është ndaluar automatikisht hyrja në Britaninë e Madhe dhe për këtë ka një arsye.

Mëposhtë do të shihni se cilët prej tyre janë ndaluar.

Snoop Dogg

Në 2006 grupi i Snoop Dogg kanë patur një sherr me stafin e British Airways, pasi nuk pranuan që reperi të qëndronte në sallën e pritjes së klasit të parë. Si shkak i këtij sherri reperi është arrestuar dhe i është ndaluar e drejta e hyrjes në Angli deri në vitin 2010.

Martha Stewart

U ndalua të hyjë në Angli në 2008 pasi ajo ishte akuzuar për një mashtrim të bërë në tregëtinë e brendshme dhe u dënua me 4 muaj punë në komunitet. Nisur nga kjo Agjensia Kufitare dhe e Imigracionit në MB dha deklaratën se kundërshton hyrjen për të gjithë ata që janë shpallur fajtorë për vepra penale jashtë vendit.

Chriss Brown

Ai u detyruar të shtyjë turneun e tij në 2010, nuk mori vizën për në MB pasi u dënua me shërbim në komunitet për sulmin ndaj ish të dashurës Rihannës.

Dog The Bounty Hunter

Ai do të bëhej pjesë e Big Brother VIP në Britani por i është ndaluar hyrja pasi ka qenë i përfshirë në vrasjen e Jerry Oliver në Pampa. Ai u dënua për vrasje të shkallës së parë dhe bëri 1 vit e gjysëm burg nga dënimi 5 vjeçar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *