Porto, Zenit Petersburg, Maribor, BATE Borisov dhe APOEL Nikosia janë kualifikuar në fazën e grupeve të Champions League në takimet e zhvilluara të martën në mbrëmje. Porto ka fituar edhe ndeshjen e kthimit me Lilën me rezultatin 2-0. Sllovenët e Mariborit kanë surprizuar duke eliminuar Sëlltikun falë fitores 1 – 0 në Gllazgou. Takimi i javës së kaluar në Slloveni pat përfunduar me rezultatin 1 – 1. Zenit Petersburg fitoi sërish ndaj Standardit të Liezhit. Takimi i luajtur në Shën Petërburg është mbyllur me rezultatin 3 – 0. BATE Borisov ka siguruar kualifikimin me suksesin 3 – 0 ndaj Slovan Bratislavës duke zhvlerësuar barazim 1 – 1 të javës së kaluar. Fitore e thellë 4–0 për APOEL në Nikosia përballë Aalborgut që në sfidën e parë barazoi 1 – 1.
REZULTATET
*Zenit Petersburg (Rus) 3 – 0 St. Liege (Bel)
*APOEL (Cyp) 4 – 0 Aalborg (Den)
*BATE (Blr) 3 – 0 Slovan Bratislava (Svk)
Celtic (Sco) 0 – 1 *Maribor (Slo)
*FC Porto (Por) 2 – 0 Lille (Fra)
*skuadrat e kualifikuara
LUHEN TE MËRKUREN
Arsenal (Eng) -Besiktas (Tur)
Ath Bilbao (Esp) -Napoli (Ita)
Bayer Leverkusen (Ger) -FC Copenhagen (Den)
Ludogorets (Bul) -Steaua Bucuresti (Rou)
Malmo FF (Swe) -Salzburg (Aut)