• |
ide | kryesore

Bravo çuna! Kështu kalohet shërbimi…

Arkiva, Pikante
10708413_792451840818598_429440648_n.jpg



Ministri i Brendshëm u ka thënë shpeshherë bravo. Sa herë që kanë zhvilluar ndonjë operacion të suksesshëm, vlerësimi i tij për efektivët e policisë është shoqërur me shprehjen “bravo çuna”. Dhe kjo shprehje nuk ka munguar edhe kur nuk ka qenë aq e nevojshme e me vend. Për ministrin, pas 23 qershorit edhe policia ka rilindur dhe është rikthyer në detyrë. Por kjo foto tregon një anë tjetër të policisë së shtetit, atë për të cilën është kritikuar prej vitesh. Disa policë me uniforma, që provon se janë në shërbim, janë fotografuar teksa luajnë bilardo. Sigurisht, ministri shprehjen nuk e ka për këta individë!