• |
ide | kryesore

Ja akuzat e UEFA-s për Serbinë dhe Shqipërinë

Arkiva, Sport
uefa.jpg



UEFA njoftoi të mërkurën pasdite se ka nisur zyrtarisht hetimet ndaj Federatës Serbe të Futbollit dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. 

Sipas dokumentit të publikuar nga UEFA, Federata jonë do të hetohet për refuzimin për t’u kthyer në fushën e lojës dhe paraqitjen e një flamuri të paligjshëm në fushë.

Ndërsa, Federata Serbe e Futbollit akuzohet për hedhjen e fishekzjarrëve në fushë, përdorimin e lazerave, pushtimin e fushës nga tifozët, shqetësimin e turmave dhe organizimin e pamjaftueshëm të takimit. 

Mund të duket paksa e çuditshme kërkesa e UEFA-s për të hetuar edhe Shqipërinë, duke qenë se lojtarët e Kombëtares sonë nuk mund të ktheheshin në fushë pas dhunës së egër nga tifozët, por edhe forcat e policisë serbe.

Edhe për sa i përket flamurit ai erdhi nga jashtë stadiumit dhe nuk është faktuar asnjë lidhje me FSHF apo të tjerë persona pranë saj.

Gjithsesi i mbetet Komisionit të Disiplinës së UEFA-s për të marrë vendimin përkatës, vendim që do të merret pasi të dëgjohen të dyja palët dhe delegatët e saj në këtë takim./lapsi.al/