• |
ide | kryesore

Nëna shet foshnjën në internet për 100 dollarë

Arkiva, Pikante
foshnje.JPG



Një burrë është akuzuar për “uzurpim të statusit civil” nga ana e një gjykate. Burri kishte blerë dhe më pas kishte regjistruar në gjendjen civile një fëmijë të sapolindur.
Nëna e vërtetë e fëmijës së blerë në internet ishte një adoleshente, e cila ia dorëzoi foshnjën e saj burrit më 6 nëntor të vitit 2013, vetëm dy ditë pasi e kishte sjellë në jetë. Sipas prokurorisë, vajza 18 vjeçare, pasi kishte lajmëruar në internet se do të jepte në adoptim fëmijën e saj, ia kishte dorëzuar të sapolindurën një burri kundrejt një shume prej 100 dollarësh, si shkëmbim. 
Burri, bashkë me bashkëshorten e tij e mbajtën dhe e rritën të voglën si të ishte vajza e tyre, deri muajin e shkuar. Gjithçka doli në dritë vetëm pasi babai biologjik i të voglës akuzoi në prokurori nënën 18 vjeçare. Policia ndaloi adoleshenten, e cila dëshmoi gjithçka që kishte ndodhur. Ngjarja është zhvilluar në Santiago të Argjentinës.