• |
ide | kryesore

Gishti i Ramës vë në dyshim rritjen e pensioneve

Arkiva, Pikante
rama pensionet.jpg



Po bën xhiro në rrjetet sociale kjo foto e marrë gjatë takimit që kryeministri Rama pati me disa pensionistë dhe persona me aftësi të kufizuar, të cilëve po u shpjegonte se rritja e çmimit të energjisë nuk do të kishte pasoja për ta, pasi do t’u rriste pensionet e ndihmën. Kryeministri e kishte menduar këtë në formë bashkëbisedimi. Ai qëndroi gjatë gjithë kohës në këmbë duke folur dhe duke i shoqëruar fjalët e tij me gjeste për t’i bërë premtimet sa më të besueshme. Por ky gjest i kapur në këtë foto, qoftë edhe i pavullnetshëm, i vë në dyshim ato.