• |
ide | kryesore

Zbulohet si i rritën të ardhurat Doganat e Spiropalit

Arkiva, Pikante
stekat e sekuestruara.jpg



Dogana shqiptare, nën drejtimin e Elisa Spiropalit ka disa 3 –mujorë që i ka tejkaluar të ardhurat. Kryeministri e ka përgëzuar për këtë, më shumë se 1 herë. Opozita flet shifra të pavërteta dhe e turbullon pak situatën. Të ardhurat janë shtuar se është luftuar kontrabanda, -thuhet nga Drejtoria e Përgjthshme e Doganave. Rasti më i fundit është ai i sekuestrimit të 108 stekave me cigare në një autobus, në Kakavijë. Sipas njoftimit zyrtar, nga këto 108 steka që kanë gjithësej 1080 mijë paketa kanë një vlerë prej 11.500 eurosh. Një llogari e thjeshtë matematikore tregon se çmimi i një pakete i bie të jetë 10.8 euro. Këtu duket se qëndron edhe sekreti i rritjes së të ardhurave, pasi bilanci mund të jetë bërë me llogari të tilla.