• |
ide | kryesore

Feston Bazeli i shqiptarëve Xhaka dhe Gashi. Barazim 1 me 1. Jashtë Liverpuli

Arkiva, Sport
gashi_8125.jpg



Futbollistët e Baselit e kanë festuar si të çmendur kualifikimin në Champions. Shkëlzen Gashi ka postuar një fotografi të tij me bashkëlojtarë, teksa duket se Taulant Xhaka ishte më i gëzuari, të paktën nga veprimet e tij. Baseli ekimi më shqiptar i kompeticionit ka arritur ta befasojë Liverpoolin në Anfield. Skuadra zvicerane siguroi kualifikimin në Champions duke u renditur e dyta në Grupin B, pas barazimit 1:1. Baseli e dominoi gjithë takimin, mirëpo shënoi vetëm një gol përmes Fabien Frei.

Shifrat për Liverpoolin i barazoi në pjesën e dytë Steven Gerrard me një supergol nga gjuajtja e lirë, mirëpo kjo magji e kapitenit ishte gjëja e vetme që vendasit bënë në këtë sfidë. Liverpooli e përfundoi sfidën me 10 lojtarë në fushë pas përjashtimit me të kuq të Markovic. Ndeshja tjetër e këtij grupi përfundoi me fitoren 4:0 të Realit kundër Ludogorets.

Baseli shënoi vetëm një gol me Fabien Frei.