• |
ide | kryesore

Vrasja e Jonada Avdiajt/ Prokurori kërkon 15 vjet burg për Arjan Tasen

Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria ka kërkuar dënimin me 15 vite burg për Arjan Tasen ish-policin që drejtonte skafin që vrau të miturën Jonada Avdia në Himarë rreth dy vite më parë. Në seancën që u zhvillua në Vlorë, prokuroria e akuzoi Arjan Tasen për vrasje me dashje me pretendimin se “ditën e ngjarjes, në datën 02.08.2022, rezulton se i pandehuri A.T., ka qënë në drejtimin e një mjeti lundrues me dy motorrë dhe pasi ka lënë disa persona në breg të detit, në momentin që është nisur për të dalë nga zona ku notonte shtetasi B.A. me vajzën e tij J.A., mjeti ka marrë shumë shpejtësi duke shkuar në drejtim të tyre dhe në marrjen e kthesës motorrat e tij kanë kapur vajzën e mitur duke e prerë në të gjithë trupin. E mitura J.A. ndërroi jetë në moment”.

Jonada ishte kthyer nga Britania së bashku me familjen e saj për të kaluar disa ditë pushimi në Shqipëri.

Pas ngjarjes së rëndë, policia ndërmori një aksion në të gjithë bregdetin për disiplinimin e mjeteve ujore, megjithëse pushuesit kishin vite që ankoheshin për mungesën e sigurisë.

Njoftimi i prokurorisë

Prokuroria Vlorë kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit A.T. dhe dënim me 15 vite burg për ‘Vrasje me Dashje’;

Konkluzionet

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, në bazë të nenit 378 të K.Pr.Penale ka parashtruar konkluzionet përfundimtare në lidhje me procedimin penal nr.918 të vitit 2022 me të pandehur shtetasin A.T. i akuzuar për veprën penale ‘Vrasja me dashje’ parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Kjo prokurori, kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit A.T., dhe dënimin e tij me 15 vite burg për veprën penale ‘Vrasja me dashje’.

Në konkluzionet përfundimtare, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë, deklaron se provohet se ditën e ngjarjes, në datën 02.08.2022, rezulton se i pandehuri A.T., ka qënë në drejtimin e një mjeti lundrues me dy motorrë dhe pasi ka lënë disa persona në breg të detit, në momentin që është nisur për të dalë nga zona ku notonte shtetasi B.A. me vajzën e tij J.A., mjeti ka marrë shumë shpejtësi duke shkuar në drejtim të tyre dhe në marrjen e kthesës motorrat e tij kanë kapur vajzën e mitur duke e prerë në të gjithë trupin. E mitura J.A. ndërroi jetë në moment.

Në lidhje me të pandehurin A.T., nga analiza e akteve të administruara gjatë hetimit, kqyrja e vendit të ngjarjes, e pamjeve filmike, provohet të ketë konsumuar elementët e veprës penale të “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal në formën e dashjes indirekte.

Organi i akuzës, ka bindjen e plotë se i pandehuri A.T., ka konsumuar elementët e veprës penale ‘Vrasja me dashje’, pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes, në lidhje me kualifikimin e faktit penal si ‘Vrasja nga pakujdesia’.



3 Comments

  1. Pas 3 vjetesh del nga burgu .
    Te rroje arjani !!!!!!!!
    Iku femija 7 vjece ne do kemi perseri Arjanin kryepolice !!!!!!!!!
    Drejtesi???????

  2. Lojra te prokurorise per ta nxjerre te pafajshem, e si qenka “vrasje me dashje” dhe pastaj kerkon 15 vite burg? Nqs do te ishte “vrasje me dashje” atehere do te duhej te kerkonte 25 vite burg ose burgim te perjetshem. Ka qene nje vrasje nga fodulleku dhe kapadailleku i policit qe kishte bere disa para dhe i dukej vetja i interesant e bente zigzag ne det dhe trembte pushuesit me mjetin. Shpresoj qe prinderit e vajzes ta hedhin ne gjygj civil kete BQ dhe tja marrin te tere pasurine ketij gangsteri me uniforme policie.

  3. Shpresoj qe familjaret ti qine robt, koke per koke, se do jepen leket dhe moterqiri polic do te dale. Si tahir bytheshqyeri dhe te gjithe halete e policise kriminale te mutistanit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *