• |
ide | kryesore

E kryer/ Torres te Atletico, Cerci te Milan

Arkiva, Sport
torres_1261.jpg



Tashmë është punë e kryer. Fernando Torres do të rikthehet te Atletico Madrid, në skuadrën ku bëri emër si futbollist. Sipas të përditshmes sportive madrilene AS, drejtuesit e Atletico Madridit kanë arritur marrëveshje me Milanin dhe Chelsean për t’i siguruar shërbimet e spanjollit. Sipas këtij AS ish-sulmuesi i Liverpoolit do të huazohet nga Chelsea te kampioni i Spanjës deri në qershor të viti 2016. Torres gjatë verës ishte huazuar nga Chelsea te Milan, për dy sezone, por nuk arriti ta tregoj vetën në Serie A. Kurse, në drejtim të Milanit pritet të shkoj Alessio Cerci, i cili ishte transferuar te Atletico gjatë verës nga Torino. Por, italian nuk e ka bindur trajnerin Diego Simeone dhe pritet të largohet nga klubi.