• |
ide | kryesore

Facebook apo e-mail/ Lista e 25 paswordeve që nuk duhet të përdorni

Arkiva, Stil
pasurdet.jpg



Bëni kujdes për paswordet që përdorni. Jemi në vitin 2015 dhe megjithatë paswordi më i përdorur është “123456”. Kjo del nga një studim i SplashData, që ka renditur klasifikimin e paswordeve më të përhapur dhe më pak të sigurt. Është e vështirë të besohet, por paswordi i dytë në renditje është vetë fjala “pasword” e ndjekur nga “12345” dhe “12345678”. Asgjë më shumë se e gabuar. Duhet të anashkaloni numrat e njëpasnjëshëm thotë Morgna Slain, drejtoreshë e SplashData. Nuk duhet sa përdorur paswordi sipas radhës së shkronjave në tastierë si “qwerty”. Përdorimi i emrave të sportit si “futboll”? Një tjetër ide e keqe. Njëlloj si ajo e vitit të lindjes si 1989, 1990, 1991 dhe 1992 që janë në krye të listës së 100 fjalëkalimeve më të këqija. Megjithatë duket se njerëzit po mësohen të vendosin fjalëkalime të mira. Në vitin 2014, 25 fjalëkalimet më të këqija ishin vetëm 2.2% e gjithë paswordeve të botës. Një përqindje më e ulët se kurrë.

Një fjalëkalim i sigurt duhet të përmbajë 8 karaktere ku duhet të përzihen shkronja, numra dhe shenja grafike pa ndarje. Mos përdorni të njëjtin pasword në faqe të ndryshme. Nëse keni zgjedhur një nga këto 25 fjalëkalimet e mëposhtme duhet ta ndryshoni menjëherë. Ja klasifikimi.

1 123456

2 password

3 12345

4 12345678

5 qwerty

6 123456789

7 1234

8 baseball

9 dragon

10 football

11 1234567

12 monkey

13 letmein

14 abc123

15 111111

16 mustang

17 access

18 shadow

19 master

20 michael

21 superman

22 696969

23 123123

24 batman

25 trustno1