• |
ide | kryesore

Plani i fshehtë i Vatikanit për pasardhësin e Papa Franceskut

Arkiva, Planet
papa.jpg



Papa i ardhshëm do të jetë me ngjyrë? Sipas një studimi të “Pew Research” të publikuar nga gazeta italiane “Il Giornale” brenda vitit 2050 besimtarët e fesë islame do të kalojnë ata katolikë. Kësaj i shtohet edhe fakti që familjet myslimane kanë më shumë fëmijë se ato katolike. Dhe për këtë çështje Kisha ka vendosur të marrë masa. Nga këtu nis një ide për të pasur një Papë me ngjyrë pas Papa Franceskut. Kjo “për të ndaluar” avancimin e muslimanëve dhe për të provuar të marrë epërsi në Afrikë.

Në fillim të viteve 900 kristianët e Afrikës ishin vetëm 1.4%. sot janë 23.9% dhe në vitin 20150 do të jenë 38.1%. Megjithatë duhet pasur parasysh që do të ketë një rritje të popullsisë jo të vogël. Nigeria, Congo, Etiopia dhe Uganda do të hyjnë në listën e vendeve me shumicë kristiane në botë. Papa Francesku në shumë diskutime ka folur për Afrikën. “Për Kishën, kontinenti afrikan është e ardhmja. Aty Kisha duhet të japë një dëshmi të fortë të bamirësisë” – ka thënë ai jo pa qëllim./lapsi.al/