• |
ide | kryesore

Burrave u zvogëlohet me kalimin e viteve, femrave jo…

Arkiva, Stil
peniiii.jpg



Femrave me kalimin e viteve kënaqësia seksuale u shpërthen sepse klitorisi deri në menopauzën e tyre bëhet dhjetë herë më i madh se sa ka qenë në pubertet, ndërsa meshkujt nuk e kanë atë fat. Përkundrazi.

Për gjithë këtë fajin e ka mënyra në të cilën organi seksual rritet – femrave u rritet klitorisi, ndërkaq meshkujve penisi dhe testiset u zvogëlohen, transmeton Telegrafi.

Testiset filojnë të zvogëlohen pas moshës 40-vjeçare, ndërsa deri në moshën 60-vjeçare vëllimi i tyre zvogëlohet mesatarisht nga tre centimetra në dy. Shkaktari i zvogëlimit të tyre është ulja e prodhimit të spermës, e cila depozitohet në to. Për shkak të vëllimit të zvogëluar, testiset varen, gjë që nganjëherë mund të jenë shumë të pakëndshëm.

Penisi madhësinë normale e arrin midis moshës 17 dhe 22 vjeç, ndërkaq me kalimin në moshë mund të zvogëlohet deri në tre centimetra. Kjo ndodh për shkak të uljes së qarkullimit të gjakut nëpërmjet damarëve. Ky njëkohësisht është shkaku që meshkujve të moshuar nganjëherë u nevojitet më shumë stimulim për të arritur ereksionin.

Nga ana tjetër, klitorisi rritet gjatë tërë jetës për shkak të ndryshimeve hormonale në trupin e femrës. Nga hyrja deri në dalje nga puberteti, klitorisi rritet pothuajse dyfish.

Deri në moshën 32-vjeçare të femrës dimensionet do t’i jenë së paku katër herë më të mëdha se ajo që ka arritur deri në hyrjen në pubertet, ndërkaq pas menopauzës madje edhe shtatë herë.

Prandaj, pjesa e klitorisit e cila mund të shihet është e madhësisë mesatare deri në një centimetër, derisa në brendësi shtrihet deri në dhjetë centimetra. /Telegrafi/