• |
ide | kryesore

Veliaj, ekologjik! Dhe teatri vazhdon…

Arkiva, Pikante
veliaj autobus.jpg



Erion Veliaj po u tregon qytetarëve çdo ditë se sa shumë e do Tiranën dhe sa shumë po sakrifikon për të. Sakrifica e parë, si pjesë e teatrit të nisur që nga Ministria e Mirëqënies Sociale, ishte vajtja në punë me autobus, ditën e parë të saj. Ditët në vazhdim e ka munduar veten që të jetë i përhershëm në media, s’ka rëndësi se për çfarë. Së fundi zbuloi një tjetër sakrificë. Ka hequr dorë nga Mercedesi luksoz që përdorte Lulzim Basha. Nga ekrani 24 orësh ku flet përditë live e me regjistrim tha se këtë e kishte bërë për të ruajtur paratë e bashkisë dhe se në vend të Mercedesit kishte marrë një makinë hibride. Dhe nuk është pak, sidomos po ta mendoni se makinat hibride janë të viteve të fundit dhe se qytetarët e kanë ende ëndërr një makinë të tillë, për shkak të luksit dhe kostos! Makinat hibride janë më ekonomike në konsum dhe më ekologjike. Sa për nikoqirllëk aq edhe për t’u treguar ekologjik me qytetin që i është dhënë ta administrojë, Veliaj vendosi ta bëjë publike dhe të mos e mbajë për vete edhe këtë sakrificë të fundit në interes të qytetarëve! Lapsi.al