• |
ide | kryesore

Rama e krahason veten me Mourinjon, por këmbëngul të mos bëjë ndryshime në ekip

Arkiva, Pikante
rama mur.JPG



Kryeministrit Rama i pëlqeu krahasimi i bërë nga gazetari Sokol Balla në studion e “Top Story”. Duke komentuar letrën që u kishte nisur ministrave të tij pak kohë më parë Rama tha se kjo ishte si vërejtjet apo këshillat që japin trajnerët në pushim të ndeshjes. Në këtë pikë Balla tha se Rama ngjante me Mourinjon. Kjo batutë është pasuar më pas me komentin e një deputetit të maxhorancës që i dërgoi me sms Ballës një mesazh që ai e lexoi në emision. “Mourinjo bën edhe ndryshime në ekip”. Rama ia preu shkurt këtij mesazhi duke thënë: “Ti deputet, nuk do të bëhesh ministër”. Sërish kryesocialisti konfirmoi se nuk do të bëjë ndryshime në qeveri.