• |
ide | kryesore

Stine shfaqet sonte në Tv, do të rrëfejë ngjarjen në “Dance With Me”

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Sherrin që ngjalli një interes të jashtëzakonshëm, kantautori 34-vjeçar ka vendosur ta bëjë publik, në një rrëfim që duket se do t’i japë vëmendjen e kërkuar. Stine nuk është mjaftuar me dëshminë e tij në polici ku deklaroi se nuk e goditi ai Florin me gotë, por këtë version do ta tregojë dhe sonte mbrëma live në ekranin e Tv Klan. Burime të lapsi.al brenda produksionit të “Dance With Me”, konfirmojnë pjesëmarrjen e artistit në spektakël, i cili më shumë se për të kërcyer me partneren Roza Lati, do të dalë në show për të dhënë versionin e tij të ngjarjes me Florin.

Paraditen sotme lapsi.al publikoi lajmin se prania e Stines mbrëmjen e së hënës në “Dance With Me” ishte vënë në rrezik për shkak se ai nuk kishte pasur kontakte me produksionin prej 2 ditësh, ndërsa vetëm nga dreka janë vënë sërish lidhjet, që e rikthejnë Stinen në program.