• |
ide | kryesore

Rita Petro nuk gjen “vrimë” ku të futet

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



“E kam vuajtur, i ndiej akoma pasojat edhe sonte kur ngrihem natën, madje deri atje sa shikoj endrra sikur njerëzit më kapnin dhe donin të më zhvishnin duke më tërhequr zvarrë. Të gjitha ngjarjet, sharjet e njerëzve shtresëzohen në kokën e njeriut, por njeriu duhet të bëhet i fortë dhe të ecë përpara.”- ka rrëfyer Rita Petro në lidhje me përjetimet personale nga reagimet për librin e saj të diskutueshëm “Vrima”.

E ftuar në emisionin ProArt në Channel One, Rita Petro deklaron se ndjehet e lënduar nga kritikat e ashpra të lexuesve shqiptar.

“Jam e fortë por në thellësi të shpirtit jam edhe e dobët. Të gjitha histeritë e njerëzve që u krijuan për librin “Vrima“ kanë lenë gjurmë. E them për herë të parë në emisionin tuaj meqënse u krijua një atmosfere e bukur këtu në Studion ProArt”- deklaroi shkrimtarja e librit “Vrima”.