• |
ide | kryesore

Fiori Dardha nuk humb kohë, hidhet në “sulm” të Fiks Fare

Arkiva, Paparazzi
452e6ac7e447785df9e0fb3d1de150f1.jpg



I janë dashur vetëm pak javë pasi mësoi se nuk do të ishte prezantuese në sezonin e ri të emisionit investigative në Top Channel dhe menjëherë, Fiori Dardha duket se i është futur punës për të nxjerrë në dritë një tjetër format të ngjashëm me “Fiks Fare” e “Stop”. Ekrani që ish-prezantuesja ka zgjedhur është Ora News.

Janë të pakta detajet që ajo ka preferuar të ndajë me ndjekësit në IG, por këta të fundit duket se e kanë përkrahur vajzën rebele të ekranit. Fiori Dardha shpesh është dalluar për kritikat e drejtëpërdrejta ndaj pushtetit. Kjo supozohet të ketë qenë arsyeja kryesore e largimit të saj nga ekrani i “Top Channel”. Të njëjtën akuzë artikuloi pak ditë më parë dhe ish-kryeredaktori i lajmeve Mentor Kikia, i cili tha se për shkak të qëndrimeve të tij për luftën ndaj kanabisit apo mitmarrjen e mjekëve, e penalizuan duke e shkarkuar nga detyra.