Në vitin 2015 një fustan i zi me blu hapi një debat të madh në internet se çfarë ngjyre kishte. Ai ishte ai fustan i zi, blu, i bardhë apo ngjyrë ari? Nuk u morr asnjëherë vesh. Daily Mail sjell një tjetër rast që ka hapur polemika. Shkak është bërë një video e postuar në rrjetin social Imgur që besohet se është xhiruar në SHBA. Habia këtë herë ka të bëjë me ngjyrën e një këmishe që ndryshon 3 herë. Video ka marrë 3 milionë shikime dhe qindra komente. Këmisha me katrore të vegjël ndryshon ngjyrë sa herë që ndryshojnë dritat.