• |
ide | kryesore

Arsyeja pse organi intim mashkullor nuk ka kocka do t’ju lërë pa fjalë

Arkiva, Stil
penisi kocka.jpg



Penisi nuk ka kocka sepse njeriu është kthyer ne specie monogame. Zbulimi i shkencëtarëve të University College në Londër i ka befasuar edhe vetë shkencëtarët, të gjendur përpara një fakti të qartë: shumica e meshkujve të specieve poligame (që kanë shumë partnerë) kanë kockë të organit gjenital.

Kjo sepse, siç shpjegojnë ata, madhësia e kockës është një element kyç kur meshkujt konkurrojnë me njëri-tjetrin për një femër. Por tek njeriu nuk shërben më, sepse burrave nuk u duhet të konkurrojnë me njëri-tjetrin duke qenë se shumica kanë një ose e shumta disa partnere seksuale në të njëjtën kohë.

Madhësia e kockës së penisit në specie të tjera gjitare varion nga 2 milimetra në 60 centimetra tek lopët e detit. Mashkulli njeri nuk e ka fare, dhe ajo që u bëri përshtypje shkencëtarëve është se paraardhësit tanë të lashtë e kishin një të tillë.

Shpjegimin e gjetën tek evoluimi i njeriut nga një kafshë instiktive në atë që filozofët e lashtë e quanin “kafshë me arsye”. Me kalimin e mijëvjeçarëve, njeriu i është larguar instiktit duke ndjekur arsyen e moralit që thotë se individi duhet të martohet, të bëjë fëmijë, të jetë besnik i partnerit dhe të mos kryejë marrëdhënie “si kafshët” me “kë t’i dalë përpara”.

Mund të duket qesharake dhe gati e pabesueshme kur mendojmë rastet e tradhtisë që na kanë dëgjuar veshët apo na kanë zënë sytë. Megjithatë e vërteta është se koncepti i monogamisë është një ndër më të nguliturit në shoqërinë njerëzore. /dailymail/