• |
ide | kryesore

Trump viziton në Maj Europën, zyrtarizohet pjesëmarrja në G7 

Arkiva, Planet
trump itali.jpg



Sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti amerikan Donald Trump do të jetë i pranishëm në samitin e G7-ës në Itali në muajin Maj.

Kjo vizitë do të ishte e para në kontinentin europian për Trump, që prej marrjes së detyrës si President.

Njoftimi ka ardhur pas një telefonate me kreun e qeverisë italiane, Paolo Gentiloni.

Ky takim mbledh liderët e shtatë vendeve më të industrializuara të planetit, në Taormina, në Sicili më 26 dhe 27 Maj.

Kryeqytete të shumta evropiane kanë shfaqur shqetësimin e tyre rreth fjalimit nacionalist dhe populist të Presidentit Trump, që mund të mbushë me shpresë partitë e ekstremit të djathtë në Kontinentin e Vjetër.

Donald Trump bëri disa deklarata që vinte në pikëpyetje rolin e NATO-s, përpara se të theksonte “rëndësinë kyçe” të këtij institucioni.