• |
ide | kryesore

WhatsApp sjell risinë që të gjithë e duam!

Arkiva, Planet
0ffc666a9723d1c09d20b52ae0445769.jpeg



Nga dita në ditë, rrjetet sociale dhe aplikacionet e komunikimit sjellin risi të rëndësishme për përdoruesit e tyre.

Dhe një ndër programet më të përditësuar ditët e fundit ka qenë WhatsApp. Pas opsionit “live location”, dërgimit të mesazheve kur nuk keni internet, apo edhe fshirjes së mesazheve të dërguara që nuk i doni më, ky aplikacion ka lançuar ditën e sotme verifikimin e llogarisë me dy hapa, funksion që vështirëson përdoruesit e tjerë të qasen në llogarinë tuaj në mënyrë të paautorizuar. Përdoruesit kanë opsionin e një adrese e-mail-i rikuperimi nëse harrojnë kodin. Me aktivizimin e versionit të verifikimit të llogarisë së përdoruesit me dy hapa, personi që dëshiron të qaset në WhatsApp duhet ta shënojë edhe fjalëkalimin ose kodin unik për të hyrë në aplikacion.