• |
ide | kryesore

Shpat Kasapi nuk harron Afërditen, i dedikon këngën!(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
7414.jpg



 

“Let’s Twis Again”, kënga e famshme Chubby Checker, të cilën ia kushtoi Catharina Johanna Lodders, Miss World 1962, ishte frymëzim i mbrëmjes edhe për Shpat Kasapin, i cili tregoi se nuk e ka harruar Miss-in e tij, edhe pse u bënë tashmë disa vite të ndarë.

Në klipin e përgatitur para performancës, ndërsa analizonte bashkë me Oltën interpretimin e artistit, Olta i vuri në dukje Shpatit se një rol shumë të rëndësishëm në dinamikën e Checker-it kishte edhe Miss-i në krah të tij. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Shpatit, i cili i kujtoi Oltës se edhe ai kishte pasur në krah Miss Kosovën, kështu që nuk do ta kishte të vështirë performancën: “Hajt se po ia kushtoj asaj…” – tha ai duke qeshur.

e1199dd99c2279e59fc6e2a37fa9617b

Pasi përfundoi interpretimin, Çanit nuk i shpëtoi detaji që Shpati kishte përmenduar më parë dhe i bëri një pyetje të drejtpërdrejtë: “A është e vërtetë që këtë këngë ia kushtove ish të dashurës, Afërdita Dreshaj?” Me një përgjigje diplomatike, pa pohuar e as mohuar atë që kishte thënë më herët, Shpati tha se “meqë Afërdita dhe Albëria jetojnë të dyja në Amerikë, po e ftoj Albërien ta kërcejmë bashkë “Let’s Twist Again”.