• |
ide | kryesore

Rrëfimi i Ben Blushit: Më përjashtuan nga shkolla se rraha Ilir Metën

Arkiva, Paparazzi
blushi-meta.jpg



Ben Blushi dhe Ilir Meta dikur kanë qenë shokë të së njejtës klasë në gjimnazin  “Sami Frashëri” të kryeqytetit, ku Presidenti i porsavotuar dhe deputeti “Libra”, ndiqnin studimet e shkollës së mesme. Gjatë një interviste të datës 7 mars 2016, në INtv, teksa fliste për marrëdheniet e tij me Metën – kryetar Parlamenti, Ben Blushi ka treguar, ndër të tjera, një zënie me grushta me ish shokun e shkollës.

“Histori të vjetra”, e ka nisur rrëfimin Blushi, duke vijuar: ”Me Ilir Metën kemi vetëm dy gjëra të përbashkëta, që kemi qenë të dy gjimnazistë dhe që të dy i kemi selitë e partive tek rruga “Sami Frashëri”. Është koicidencë, ne jemi fiks përballë tyre”.

Dhe më tej:” Ka qenë një zënkë Ilir Metën, kemi qenë shok klase. Atëherë s’fisnim për politikë, do ketë qenë një gjë shumë banale që mua s’më kujtohet, sherr klase por unë di që për atë shkak jam përjashtuar dy javë nga shkolla. Dhe s’besoj se do më ndodhë prap që të zihem meIlir Metën dhe të përjashtohem nga Parlamenti”, thotë Blushi, i cili në votimin e Metës si President, së bashku me Mimoza Hafizin, e shprehën kundër publikisht votën e tyre.