• |
ide | kryesore

Katy Perry bashkëpunon me Calvin Harris për inat të Taylor Swift (Foto)

Arkiva, Paparazzi
calvin-harris-feels-video.png



Katy Perry, Pharrell dhe Big Sean iu bashkuan Calvin Harris për këngën shumëngjyrëshe verore “Feels”, ku shfaqen të gjithë dhe në videoklip, mes një oazi tropikal. Ajo do të jetë pjesë e albumit të Harris, “Funk Wav Bounces Vol. 1”, që pritet të dalë më 30 qershor.

Vajza kaliforniane shfaqet në video e gjitha në të verdha, edhe parukën, me një fustan me lule, në një lëndinë, ndërsa ndërthur pasazhet muzikore me Pharrell Williams dhe reperin Big Sean, për një këngë me ritme dhe ngjyra verore. DJ Calvin shfaqet ndërsa luan në kitarë, me një pamje krejt ndryshe, me mustaqe “retro”.

Katy e realizoi këtë bashkëpunim disa javë pasi foli për dhënien fund të armiqësisë me këngëtaren Taylor Swift, ish-e dashura e Harris. Perry tha gjatë një interviste se e ka falur Taylor dhe shprehu keqardhjen për çdo keqkuptim mes tyre, me shpresë se dhe ish-mikesha e saj do të bëjë të njëjtën gjë.