• |
ide | kryesore

Kina vendos të ndihmojë Filipinet në luftën kundër xhihadistëve

Arkiva, Planet
ji-55-300x200.jpg



Kina premtoi sot se do t’i ofrojë Filipeneve ‘’ndihmën e nevojshme’’ për të luftuar xhihadistët që kanë nën drejtimin e tyre një qytet të arkipelagut.

Më 23 maj, qindra luftëtarë duke valëvitur flamurin e zi të grupit të Shtetit Islamik (ISIS) morën kontrollin e lagjeve në Marawi, një zonë e rajonit në Mindanao, në jug të vendit.

Ushtria filipinase po drejton aktualisht një fushatë me bombardime dhe luftëtarë në terren por nuk ka ia ka dalë për të dëbuar luftëtarët e ISIS-it nga zonat e kontrolluara prej tyre.

“Dje, plani i parë i ndihmës emergjente u dorëzua në Filipine”, deklaroi ministri kinez i Punëve të Jashtme, Wang Yi gjatë një konference shtypi në Pekin.

“Në të ardhmen, në përputhje me nevojat e Filipineve, ne do të vijojmë furnizimin në asistencë dhe ndihmë të nevojshme”, theksoi ai përkrah homologut filipinas, Alan Peter Cayetano, në vizitë në Kinë.