• |
ide | kryesore

VIDEO/ Lazio fiton Superkupën në një ndeshje dramatike me Juventus

Arkiva, Sport
imo_1502657014-2726777.jpg



Lazio është fituese e Superkupës së Italisë për vitin 2017. Skuadra e Simone Inzaghit mposhti 3-2 Juventusin në një ndeshje vërtet dramatike të luajtur në “Olimpico” të Romës. “Heroi” i Lazios ishte sulmuesi, Ciro Immobile, që shënoi 2 gola. Fillimisht ai realizoi nga penaltia (32) dhe më pas në minutën e 54-t.

Juve u kthye furishëm duke shënuar dy gola përmes Paulo Dybalas, 85’ dhe 90’, por në minutën e fundit shtesë (94) shënoi për Lazion i riu Alessandro Murgia. Një rol vendimtar pati edhe portieri shqiptar Tomas Strakosha që bëri disa pritje të mira duke shmangur gola të sigurt.